Sot me datën 02.02.2021 Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof.Dr Blerim Kamberi dhe kryetarja e Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës Dr.Sc Donika Bajrami-Shabani kanë nënshkruarë Memorandumin e bashkëpunimit, ku ndër tjerat ata shprehen vullnetin dhe mirekuptimin e tyre për bashkpunim reciprok në fushen e shkëmbimit të informacioneve, përvojave dhe organizimit te përbashkët të aktiviteteve profesionale e shkencore si ligjerata kongrese,konferenca tubime shkencore,seminare,simpoziume,trajnime me qëllim të mbështetjes së procesit dhe ngritjes së avancimit profesional së Stomatologeve në nivel vendi.